Kapiteni Arian Ademi: Dinamo e Zagrebit nuk ka frikë asnjeri!

Dinamo e Zagrebit shënoi fitoren e tretë në tre ndeshje që ka zhvilluar deri tani në Ligën e Evropës dhe ndodhet në rrugë të mbarë që të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të këtij konkurrimi të rëndësishëm evropian.
Në ndeshjen e fundit, Dinamo e Zagrebit, kampione e Kroacisë, mundi Spartakun e Tërnavës, duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes me gola të shënuar nga Gavranoviç dje Orsiç. Vetëkuptohet se në kampin e Dinamos të gjithë janë shumë të kënaqur nga rezultatet, por edhe nga loja e ekipit në fushë.
“Ne jemi shumë të kënaqur, pasi jemi shumë afër synimit tonë. Ekipi ynë nuk ka frikë asnjeri, ai përbëhet nga futbollistë trima. Lojtarët merren vesh shumë mirë mes tyre, të gjithë janë djem me karakter, ndërkohë që klubi qëlluar tamam në shenjë me trajnerin që ka caktuar”, tha kapiteni i Dinamos së Zagrebit, Arian Ademi (shqiptar Maqedonie).
Sfidanti.al