Kaos Roma, Fonseca tani rrezikon vërtet: Jam në diskutim që nga dita e parë

Një derbi si ai i të premtes je i destinuar ta paguash herët a vonë nëse skuadra jote nuk di të gjejë mënyrën për t’u ‘ringjallur’ dhe kjo nuk ndodhi me Romën, përkundrazi… Skuadra verdhekuqe u eliminua nga Kupa e Italisë duke bërë një figurë të shëmtuar dhe ai që rrezikon seriozisht  vendin sic ndodh zakonisht është trajneri, Paulo Fonseca, një hipotezë që dukej e largët vetëm një javë më parë. Por dy humbjet radhazi të ditëve të fundit i ndryshuan vërtet gjërat

Që në mbrëmjen e së martës në portalet dhe radiot romane filluan të qarkullojnë emra të zëvendësuesve të mundshëm të Fonsecas, por edhe për drejtuesit e klubit janë orë reflektimi. Në takimin mes Dan e Ryan Friedkin dhe Drejtorit të Përgjithshëm, Tiago Pinto duket se u zgjat konfirmimi për trajnerin të paktën deri në ndeshjen e radhës në kampionat që do të jetë sërish ndaj Spezias

Ndërkaq, vetë Fonseca la të kuptohet se rreziku i shkarkimit është pjesë e profesionit të tij. ‘Unë jam në diskutim që nga dita e parë-tha Fonseca-ka një problem mentaliteti që u shfaq ndaj Napolit, Atalantës e Lazios. Me Spezian skuadra diti të reagojë pas rezultatit 2-0 tregoi se dëshironte të ndryshonte rezultatin. Jemi në një moment të vështirë, pro djemtë treguan se janë të fortë, ajo që krijuam në 90 minuta do të mjaftonin për të fituar këtë ndeshje’.

Sfidanti.al