Kampionati Spanjoll, La Liga: Nuk kemi asnjë plan B

Ditën e enjte në 11 qershor, La Liga do të ringrejë siparin e saj për zhvillimin e pjesës së mbetur të sezonit dhe për momentin ende nuk merret në konsideratë opsioni I një pezullimi tjetër të kampionatit me një Plan B si ai I Italisë për  Serie A me ndeshje playoffit e playoutit dhe algoritmin për kristalizimin e klasifikimit.

‘Nuk shohim opsion ndryshe nga ai për përfundimin e kampionatit-tha Juan Marin, delegati i La Ligës në Itali në një videokonferencë për median-nuk dihet ende asgje. Kemi një protokoll të saktë dhe të rëndësishëm me të cilin mendojmë të mbyllim kampionatin.  Nëse do të kemi një tjetër rritje të numrit të të prekurve, kemi disa plane, por asnjë nuk është bërë publik, Liga dhe Federata do të vendosin së bashku.

Sfidanti.al