Kampionati australian, hap dyert për tifozët në muajin korrik

Australia do të hapë dyert e stadiumeve për tifozët të mbyllura deri tani për shkak të pandemisë coronavirus. Ai që e konfirmpi këtë ishte kryeministri I vendit Scott Morrison I cili saktësoi se do të lejohën të hyjnë në stadium maksimumi 10 mijë tifozë në fusha me kapacitet maksimal 40 mijë vende.

Duke ndjekur gjurmët e Zelandës së re, Australia vendosi të rihapë stadiumet dhe impiantet e ngjashme të disa eventeve të ndryshme. Gjithsesi kjo nuk do të ndodhë menjëherë, por pasi vendi të ketrë hyrë në fazën e tretë të kufizimit që në Australi është parashikuar në muajin korrik.

Pandemia Covid 19 pati pasoja jo shumë të rënda në Australi në krahasim me shumë vende të tjera të botës 7285 raste dhe 102 të vdekur dhe kampionatet e rugby dhe të futbollit tashmë kanë rifilluar.  Rihapja e dyerve nuk ka të bëjë me stadiumet me kapacitet më të madh pasi në këto lloj impiantesh është më e vështirë të kontrollohet sjellja e tifozëve.

Sfidanti.al