Kambana Santosh : “Makineria e golave Ronaldo, pritet të ndizet

Kristiano Ronaldo akoma nuk ka tundur asnjë rrjetë porte në Itali, qëkur u bashkua gjatë kësaj vere me Juventusin, diçka që po e nervozon futbollistin portugez. Tifozët e Juves me siguri që kanë pritur që ai të shënojë gola që në fillin të sezonit, por ai po vazhdon “agjërimin”, ndërkohë që ata po tregohen të durueshëm.
Një lajm të mirë u dha tyre trajneri i Portualisë, Fernando Santosh, që thotë se duhet të pritet edhe pak që “makineria golave” portugeze të fillojë goleadën e saj.
“E di që ai nuk ka shënuar ende, por ju këshilloj që të prisni edhe pak kohë që të shihni shumë gola që Ronaldo do të shënojë”, deklaroi trajneri i përfaqësueses së Portugalisë, Santosh.
Sfidanti.al