Kabak, cfarë dreqin bën? Turku pështyn një kundërshtar

Schalke ditën e shynë u mund nga Werder Bremen në Gelsenkirschen 3-1 duke vendosur një rekord negative. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një skuadër të pësojë 11 gola në 2 ndeshjet e para të kampionatit e për më tepër, ajo ndaj Stuttgartit ishte e 18 radhazi në kampionat(dhe këtu përfshihet dhe sezoni i kaluar) që Schalke nuk njeh fitore, seria më e gjatë pa suksese e një klubi në historinë e Bundesligës.

Për këtë arsye, paraditen e së dielës, Schalke vendosi të shkarkojë trajnerin David Wagner. Por sikur të mos mjaftonte kjo, por te Schalke është shfaqur edhe nervozizmi madje Ozan Kabak është akuzuar se  pështyu mbi Ludëig Augustinsson. VAR nuk ndërhyri, por Komisioni i Disiplinës mund ta skualifikojë duke u bazuar te pamjet filmike gjithnjë nëse gjesti do të interpretohet si i vullnetshëm.

Episodi ndodhi në minutën e 27 kur Schalke ishte në disavantazhin 1-0. Augustinsson dhe Kabak përplasen dhe turku e pështyn. Loja rifilloi dhe imazhet e këtij momenti u shfaqën vetëm disa minuta më vonë, arsyeja se përse VAR e pati të pamundur të ndërhynte. Në fund të ndeshjes Augustinssin që në atë moment nuk kuptoi asgjë u nervozua kur pa imazhet

‘Këto gjëra nuk kanë të bëjnë me futbollin-tha suedezi-nuk duhet të ndodhin, Nuk është e drejtë’. Ëagner, përpara se të shkarkohej e mbrojti Kabak: ‘ E njoh djaloshin, nuk është një person që bën gjëra të tilla. Jam i sigurt se nuk donte ta godiste-tha Wagner.

Nga ana e tij Kabak, që në minutat e fundit të ndeshjes u ndëshkua edhe me karton të kuq, kërkoi ndjesë në rrjetet sociale duke sqaruar pozicionin e tij. ‘Dua t’i kërkoj ndjesë Augustinsson, por nuk kisha për qëllim ta godisja-tha Kabak-pamja e jashtme të gënjen. Nuk kam bërë kurrë një veprim të tillë dhe nuk do ta bëj kurrë. Nuk është sjellje sportive. Sido që të jetë, kërkoj ndjesë’

Sfidanti.al