Ka sharë apo jo Diego Kosta? Po mamaja e arbitrit ç’faj ka…

Në derbin mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit (2-0), Diego Kosta u nxor jashtë me të kuqe, mbasi, sikurse u tha, ai ofendoi keq gjyqtarin e ndeshjes, Hesus Hil Manzano, pasi ai i dha një faull sulmuesit spanjoll. Në protokollin e tij për ndeshjen në “Kamp Nou” arbitri i mësipërm shënoi arsyen se përse ai i kishte treguar kartonin e kuq Kostës. Ai shkroi se në min. e 28-të Diego Kosta me një ton të lartë i kishte thënë atij dy herë: “Me cago en tu puta madre” që përkthehet: “Ta dhjes nënën tëndë shkërdhatë”!
Për një sharje të tillë pritet që Diego Kosta të dënohet disa ndeshje të mos luajë.
Sidoqoftë, para se të marrë vendimin e fundit, komisioni disiplinor i federatës spanjolle i ka kërkuar gjyqtarit Manzano që ta shpjegojë me hollësisht arsyen se përse ai i tregoi të kuqen Kostës, duke i dhënë 24 orë afat. Në fakt, ka një konfuzion lidhur me saktësinë e sharjes së Diego Kostës. Kamerat, siç thuhet, e kanë kapur dialogun në fushë, duke krijuar një tabllo tjetër. Sipas analizës së filmimit të dialogut, Diego ka sharë: “La puta madre que te parlo”, pra një sharje që me siguri nuk i ka pëlqyer mamasë së Manzanos, por Diego Kosta justifikohet se ka thënë “Me” dhe jo “Te”, pra se ai ka sharë veten dhe jo mamanë e gjyqtarit!
Sfidanti.al