Juventus-Suarez, shfaqet hipoteza e pagesës së dëmshpërblimit për Barcelonën

Ardhja e një sulmuesi vazhdon të jetë një prioritet te Juventusi dhe Luis Suarez është emri më i lakuar. Uruguajani, po bisedon me Barcelonën për dëmshpërblimit duke qenë se kontrata skadon në 2021, por lajmi i orëve të fundit është se bardhezinjtë mund ta ndihmojnë  sulmuesin që të clirohet nga detyrimet kontraktuale me blaugranat.

Juventus është gati të derdhë në arkat e Juventusit një dëmshpërblim për Suarez  me një formulë të ngjashme me atë që përdori Sevilla për të rimarrë Rakitic; 1.5 milionë Euro menjëherë dhe 9 milionë të tjerë në formën e bonuseve të lidhura me rezultatet, por që nuk janë të lehtë për t’u arritur.

Pra me pak fjalë, Nedved dhe Paratici po studiojnë një mënyrë për të lehtësuar lamtumirën e Suarez nga Barcelona në mënyë që futbollisti të bashkohet me skuadrën torineze me të cilën e ka arritur akordin për një kontratë me pagë 10 milionë Euro në sezon për 3 vjet dhe këtu përfshihen edhe bonuset

Ajo që mbetet për t’u zgjidhur është cështja e pasaportës; Suarez do të duhet të zhvilloje testin e gjuhës italiane dhe të tregojë se ka një njohje të saj jo nën nivelin B1 për të mundur të marrë pasaportën e komunitarit dhe si rrjedhojë të ketë rrugën e lirë për të udhëtuar drejt Torinos duke qenë se te Juventusi janë zënë vendet e ekstrakomunitarëve nga Arthur dhe McKennie.

Sfidanti.al