Juventus refuzon një ofertë për Dibalën

Juventus nuk ka ndërmend tëe shesë lirë kartonin e Paulo Dibalës. Zonja e Vjetër mësohet se së fundmi ka refuzuar një ofertë të ardhur në drejtim të sulmuesit argjentinas, lajm ky që u bë i ditur nga e përditshmja ‘La Stampa’. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, ishte Totenhemi ai që u shfaq në zyrat e Juventusti me ofertën prej 50 milionë Eurosh për Dibalën që konsiderohet si përforcimi i duhur nga trajneri Pocetino

Por për kampionët e Italisë kjo ofertë është e pamjaftueshme, pasi ata nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e Dibalës për më pak se 90 milionë Euro. për Dibalën janë disa klube që kanë shfaqur interesin duke qenë se Juventus nuk e konsideron atë të pashitshëm, por asnjë prej tyre nuk dëshiron ta marrë futbollistin me cfarëdolloj cmimi

Ndërkaq, vetë Dibala ka vendosur të shkurtojë ditët e pushiumeve dhe të kthehet para afatuit në stërvitje me skuadrën dhe për të diskutuar për të ardhmen dhe nuk e sheh aspak me sy të keq largimin e mundshëm nga Torino.

sfidanti.al