Juventus-Ramsej drejt mbylljes; uellsiani të dielën kryen vizitat mjekësore.

Tratativat Juventus-Aron Ramsej duket se po shkon drejt mbylljes. Mesfushori uellsian duket se shumë shpejt do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër, të paktën kjo është ajo që publikohet në median britanike. është e përditshmja ‘The Guardian’ që foli për këtë fund të lumtur në bisedime duke theksuar se Ramsej ditën e diel do të mbërrijë në Torino për të kryer vizitat mjekësore e më pas për të firmosur kontratën që do të ndodhë pas ndeshjes së Superkupës së Italisë, mes Juventusit e Milanit.

Gjithnjë sipas ‘The Guardian’, Ramsej do të nënshkruajë me bardhezinjtë një kontratë prej 5 vitesh me një pagë prej rreth 8 milionë Eurosh në sezon. Ideja është që ky transferim të realizohët në muajin qershor me uellsianin që vjen në Torino me parametra zero, por nuk përjashtohet që kjo histori të mbyllet edhe gjatë këtij muaji pasi Arsenali do të kërkojë të përfitojë dicka nga ana financiare nga largimi i Aron Ramsejit.

sfidanti.al