Juventus, një kandidat më pak, Klop: Vetëm budallallëqe

Jurgen Klop ishte një prej kandidaturave për të marrë drejtimin e Juventusit në vend të Masimiliano Alegrit, por edhe trajneri gjerman vendos të largojë skuadrën torineze duke shuar menjëherë cdo shpresë të saj.

‘Të gjitha zërat që po dëgjoj këto ditë dhe që më lidhin me Juventusin janë budallallëqe-tha Klop-asgjë nuk është e vërtetë. nuk do ta liaj kurrë Liverpulin sepse nuk kam motive. Italia është një vend i bukur, Serie A një kampionat i mirë dhe interesant dhe unë e njoh’

Tani ajo që duhet të bëjë Jurgen Klop është të fokusohet te finalja e së shtunës ndaj Totenhemit në Ligën e Kampioneve.

‘Të gjitha finalet janë speciale-vijoi Klopp-kjo do të jetë e treta për mua në Ligën e Kampioneve dhe gjithnjë jam argëtuar edhe pse nuk janë mbyllur mirë. Do të përballemi me Tottenhemin, një skuadër e fortë, por ky Liverpul është skuadra më e mirë me të cilën luaj një finale dhe do të jemi gati. Futbolli është i cuditshëm, të shohim sesi do të përfundojë’

sfidanti.al