Juventus, Kielini: Luaj edhe 2 vjet, më pas do kem rol drejtuesi

Xhorxho Kielini I ka të qarta idetë për të ardhmen e tij te Juventusi. Mbrojtësi italian që po vuan një dëmtim të gjatë ka thënë qartë në një intervistë për median italiane.

‘Do të luaj edhe për 2 vjet të tjerë, jo më shumë-tha Kielini-më pas do të më pëlqente që të nisja një karrierë drejtuesi, por pa u nxituar. Futbollistën nuk duhet të mendojnë se janë gati për një rol tjetër menjëherë pas tërheqjes nga fushat e lojës. Të ngjis shkallët një nga një, është pak a shumë si periudha e rehabilitimit’.

Kielini në intervistën e tij tregon edhe arsyet se përse nuk e tërheq shumë profesioni I trajnerit.

‘Jeta e trajnerit është totalizuese, je si administratori I një kompanie me 50-60 punonjës-vijon Kielini-nuk mjafton një skemë e mirë taktike, duhet të jesh një lider dhe psikolog. Në këtë moment është një përgjegjësi që unë nuk arrij ta ndjej brenda meje’.

Sfidanti.al