Juventus ikën nga Bergamo me Daglas Kostën, De Ligt dhe Bernardeskin të dëmtuar

Juventus fitoi ndeshjen me Atalantën në Bergamo, por Mauricio Sarri ka pak motive për të buzëqeshur. Kjo për faktin se 3 prej futbollistëve të Zonjës së Vjetër pësuan dëmtime gjatë sfidës me bergamaskët dhe bëhet fjalë për De Ligt ,Daglas Kosta dhe Bernardeski. Sipas një komunikate të publikuar nga kluboi bardhezi, Matejs De Ligt ka probleme në shpatullën e djathtë dhe ka kryer terapinë për rekuperimin, I njëjti trajtim edhe për Bernardeskin që ka pësuar një traumë në pjesën e djathtë të kraharorit.

Ndërsa për Dagllas Kostën rezulton se ka pësuar një dëmtim të gradës së ulët në muskujt e kofshës së djathtë dhe ka nisur trajtimim për rehabilitim. Nëse për De Ligt dhe Bernardeskin nuk specifikohet koha e riaftësimit, për Daglas Kostën flitet për 2 javë kohë riaftësim, një kohë për të cilën mund të themi se është një vlerësim I përmbajtur, por shqetësimi më I madh vjen për shkak të brishtësisë muskulare të brazilianit që këtë sezon duket se nuk po gjen paqe. Sido qoftë që të 3 këta futbollistë nuk do të luajnë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mbrëmjen e së martës kur Juventusi tashmë I kualifikuar do të presë Atletiko Madrid për vendin e parë në Grup.

Sfidanti.al