Juventus hedh sytë nga Premier League; Pogba dhe Uillian, objektivë konkretë

Dy emra të mëdhenj të Pfremier Leagues janë tek e ardhmja e Juventusit. I pari nuk është i ri pasi bëhet fjalë për një rikthim të mundshëm të Pol Pogba në Torino. Por edhe I dyti nuk është më pak I njohur, por për ardhjen e mundshme të Uillian që është drejt përfundimit të kontratës me Celsit, nuk po flitet prej kohësh. Pikërisht të këta dy emra do të përqendrohet vëmendja e Paraticit në misionin e ardhshëm londinez

Situata e Pogbasë është e qartë dhe komplekse në të njëjtën kohë. Kontrata e francezit skadon në vitin 2021 dhe ai për momentin I ka refuzuar të gjitha tentativat e Mancester Junajtid për t’iu afruar për një rinovim të mundshëm të kontratës dhe egjithë kjo nën drejtimin e agjentit Mino Raiola. Gjatë muajve të verës Djajtë e Kuq  iu përgjigjën ofertave të Realit dhe Juventusit me të njëjtën monedhë; duke iu kërkuar 160 milionë Euro, një shifër kjo që duke parë edhe reduktimin e shanseve për rinovim nuk mund të pretendohet më. Tani Mancester Junajtid mund të kërkojë 100 milionë Euro që është pak a shumë shifra e investuar kur e bleu nga Juventus. Mbetet të kuptohet  nëse konkurrenca e Realit të Madridit është akoma reale apo jo, por duket se Los Blancos I kanë përqendruar forcat te Van de Bek të Ajaksit

Në rastin e brazilianit Uillian, kontrata e tij skadon në 30 qershor, por edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një mundësi për rinovimin e kontratës. Uillian dëshiron që të jetë ai që të zgjedhë destinacionin e tij dhe misioni I fundit I Paraticit në Angli shërbeu edhe për të cuar më para këto tratativa. Në sezonin e kaluar, Sarri e përdori shumë brazilianin; 32 ndeshje 3 gola dhe 7 assist në Premier League dhe 15 ndeshje në Europa League edhe këtu me 3 gola e 7 assist. Bëhet fjalë për një futbollist që ka një pagë prej 6.5 milionë Euro në sezon dhe që për të firmosur kontratën e tij të re kërkon një rritje të kësaj page. Me ardhjen e tij, Sarri mund të kthehet te skema e tij e preferuar 4-3-3 duke hequr dorë nga eksperimentimet me mesfushorët sulmues. Nëse ai do të vijë në janar, Sarri do të jetë shumë I lumtur, por Uillian aktualisht te Celsi gëzon besimin e Lampard kështu që Zonjës së Vjetër do t’I duhet të ketë durim.

Sfidanti.al