Juventus dhe Liverpuli kujtojnë tragjedinë e Hejselit pas 34 vitesh

Kanë kaluar 34 vjet, por kujtimet dhe dhimbja janë ende gjallë. Në 29 maj të 1985 ndodhi tragjedia e Hejselit; para fillimit të finales së Kupës së Kampioneve mes Juventusit dhe Liverpulit, tribuna e stadiumit të Brukselit u shemb duke zënë poshtë 39 persona, një mbrëmje e mallkuar që cdo vit kujtohet nga të dy klubet.

‘Një mendim që nuk mund të fshihet, një makth që ka lënë shenjë të përjetshme në historinë tonë dhe të 39 familjeve-lexohet në faqen zyrtare të Juventusit

32 prej tifozëve ishin italianë që kishin shkuar në Bruksel për të parë Juventusin që të fitonte kompeticionin, por që gjetën vdekjen e tmerrshme në sektorin Z të stadiumit gjatë kësaj tragjedie teksa u zunë poshtë nga furia e huliganëve anglezë përpara fillimit të finales, një vdekje që gjithsesi erdhi edhe nga stadiumi i papërshtatshëm i stadiumit Hejsel dhe problemet me shërbimin e sigurisë e rendit publik.

‘Si shenjë për ata që humbën jetën një kurorë me lulë është vënë pranë pllakes përkujtimore të Hejselit në tribunën ‘Sir Kenny Dalglish në Anfield, në emër të klubit nga Drejtoresha e Komunikacionit, Suzan Blek-komunikohej në faqen zyrtare të Liverpulit.

sfidanti.al