Juventus, Buffon shkruan: Faleminderit për birrën

Pasi Lionel Messi theu rekordin e Pele, Budweiser, kompania e njohur amerikane bëri të ditur se u shpërndau të 160 portierëve që kanë pësuar gola nga sulmuesi argjentinas i Barcelonës shishe birre të personalizuara me imazhin e Messit dhe numrin 644 që i referohet golave të shënuara nga ‘La Pulga’. Mes atyre që  mori në dorëzim shishe të tilla ishte edhe Gianluigi Buffon.

Portieri i Juventusit iu përgjigj me ironi kompanisë amerikane dhe iu drejtua edhe argjentinasit nëpërmjet profilit të tij Instagram. ‘Bud…faleminderit për birrat. E marr si një kompliment-shkruante Buffon në postimin e tij-kemi zhvilluar beteja të mëdha gjatë viteve. Urime për thyerjen e rekordit me 644 gola me vetëm një fanelë Messi. Është me të vërtetë një rezultat i jashtëzakonshem’.

Sfidanti.al