Juventus ‘bie nga pesha’; De Sciglio drejt Romës, Khedira zgjidh kontratën

Te Juventus prioritet nuk është vetëm kërkimi i një sulmuesi ose disa sulmuesve. Në fakt drejtuesit e Zonjës së Vjetër po punojnë edhe për largime lojtarësh dhe në orët në vazhdim pritet të mbyllen me rëndësi disa lëvizje të rëndësishme. Një prej tyre është pikërisht largimi i Mattia De Sciglio në drejtim të Romës. Mbrojtësi i djathtë që u transferua në Torino pas kërkesës së Massimiliano Allegrit pritet të shkojë te verdhekuqtë me huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 10 milionë Euro edhe është kjo një lëvizje që nuk ka të bëjë aspak me cështjen Dzeko.

Ndryshe është  diskutimi për Sami Khedirën. Aventura e gjermanit te Juventusit kishte shumë ulje ngritje, e sidomos shumë dëmtime që e mbajtën për shunmë kohë mesfushorin jashtë fushave të lojës. Tani duket se ka ardhur koha që Khedira t’i thotë lamtumirën Juventusit edhe pse duke qarë në zemër. Edhe pse është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, Khedira është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me kampionët e Italisë që skadon në 2021. Në këtë pikë, futbollisti do të marrë gjysmën e pagës së tij, 3 milionë Euro në formën e likuidimit.

Sfidanti.al