Juventus, agjenti i Dybalas: Lajme false, dëshiron që të qëndrojë e të rinovojë

Pas zërave për një largim të mundshëm të Paulo Dybalas nga Juventus, reagoi agjenti i sulmuesit argjentinasit qëi hodhi poshtë në mënyrë kategorike.

‘Kam lexuar lajme në gazetë këto ditë që janë krejtësisht false-tha Jorge Antun-Paulo Dybala është futbollist i Juventusit dhe është i lumtur për këtë’.

Janë këto fjalë të forta dhe të qarta që nuk lënë hapësira për interpretime dhe të lënë të kuptosh se e ardhmja e Dybalës është ende me ngjyrat bardhezi. ‘Po punojmë bashkë me klubin për rinovimin e kontratës së Paulos  si gjithnjë duke u treguar të disponueshëm-shtoi agjenti I futbollistit.

Në orët e fundit u fol për një pretendim të Dybalës për një pagë prej 20 milionë Eurosh në sezon përndryshe do të largohet. Sigurisht që kjo cështje do të diskutohet, por argjentinasi nëpërmjet agjentit të tij i la të kuptojë klubit bardhezi synimet e tij. Tani do t’i takojë Paraticit dhe drejtuesve të tjerë që të vlerësojnë me cash vullnetin e Dybalës për të qëndruar. Për momentin Dybala kërkon 15 milionë Euro neto në sezon,ndërsa Juventusi nuk mendon t’i japë më shumë se 11 milionë euro bashkë me bonuset

Sfidanti.al