Juve pa Ronaldon ndaj Beneventos; Dybala shans për të qenë lider

Paulo Dybala dëshiron të jetë lideri i Juventusit dhe nuk ka shumë kohë në dispozicion për ta bërë kërë. Sulmuesi Argjentinas është lënë mënjanë në skuadër dhe është parakaluar nga Alvaro Morata, por ai e ka një plan për të qenë një kampion dhe për të rritur akoma më shumë nivelin në moshën 27 vjecare. Shansi i parë është ai i kësaj të shtune në ndeshjen mes Juventusit dhe Beneventos. Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pasi trajneri Pirlo do të aplikojë rotacionin dhe Dybala do të jetë titullar.

Në lojë në këtë cështje është edhe rinovimi i kontratës së Dybalas që skadon në vitin 2022. Sipas të përditshmes ‘Corriere Dello Sport, rënia e rendimentit në muajt e fundit të Dybalës ka pasur lidhje me formën e futbollistit I cili ka thënë se ndihet vetëm në 50% të formës së tij

Disa probleme më shumë, por edhe koha e gjatë pozitivitetit të tij me Covid-19. Dybala nuk u kthye më në formën maksimale dhe tani po punonm që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Me një nutrisionist, argjentinasi ka nisur një dietë të re që po e ndjek me rigorozitet dhe që po e kombinon me stërvitjen me orë të tëra në palestër dhe shtëpi i vetëm.

Sfidanti.al