Ju lutem, firmos bluzën e Realit, Ronaldo: Po unë luaj me Juventusin!

Para ndeshjes kualifikuese për në Evropianin 2020 mes Portugalisë dhe Ukrainës (0-0), një tifoz iu afrua Kristiano Ronaldos të sapokthyer në kombëtaren e vendit të vet mbas një mungese afro 10-mujore dhe i kërkoi atij që të vinte firmën e tij në një bluzë me numrin që ai ka luajtur dikur me Realin e Madridit.

Futbollisti  portugez pranoi që të firmoste, por i tha tifozit duke qeshur se tani ai luan me Juventusin dhe se po të kishte ndonjë bluzë të klubit torinez, ai do ta nënshkruante atë me kënaqësinë më të madhe.

Sfidanti.al