Jovic, në kontakt me një të prekur nga Covid; nis karantinimin në shtëpi

Luka Jovic është detyruar të qëndrojë i izoluar në banesën e tij në Madrid. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle AS sipas së cilës sulmuesi serb i Realit të Madridit ka qenë në kontakt me një person pozitiv me Covid-19 dhe klubi merenges aplikoi menjëherë protokollin e përcaktuar në raste të tilla.

Jovic iu nënshtrua menjëherë testit me tampon ku rezultoi negative, por pavarësisht kësaj ai është i detyruar që të qëndrojë në izolim. Kjo do të thotë se Jovic nuk do të jetë në ndeshjen e Realit të Madridit kundër Alaves dhe në varësi të evoluimit të situatës ai do të humbasë edhe ndeshje të tjera. Kjo është e vetmja mënyrë që ka klubi madrilèn për të qenë 100% I sigurt se futbollisti nuk është I prekur dhe për mosekspozimin e lojtarëve të tjerë ndaj këtij virusi

Sfidanti.al