Jorge Jesus, 5 tituj në 12 muaj me Flamengon

Shtohen sukseset e Jorge Jesus në stolin e Flamengos. Në një mbrëmje në Maracana me stadiumin pa tifozë, trajneri portugez ngriti trofeun e 5 me klubin kuqezi; titullin e kampionatit Carioca të 2020 teksa fitoi në finale me Fluminensen rivalen historike të skuadrës së tij. Për Flamengon ishte titulli i 36 u shtetit që përbën një rekord për klubin brazilian.

Jorge Jesus u transferua të Flamengo në 2019 dhe në 12 muajt skuadra me të në pankinë arriti të fitojë edhe 4 trofe të tjerë; Kupa Libertadores 2018, kampionatin brazilian 2019, Superkupën e Amerikës Latine 2020 dhe Superkupën e Brazilit 2020 dhe tani Jorge Jesus është trajneri që ka fituar më shumë tituj me Flamengon në këtë shekull

Në 12 muaj, Flamengo ka zhvilluar 57 ndeshje me Jorge Jesus në pankinë duke regjistruar një bilanc me 43 fitore dhe 10 barazime. Numri I humbjeve të Flamengos është vetëm 4 dhe një prej tyre është ajo në finalen e Botërorit të Klubeve me Liverpoolin e Jurgen Klopp.

Përsa i përket 2020, Flamengo dhe jesus nuk njohin humbje teksa kanë regjistruar 16 fitore dhe vetëm 2 barazime me 43 gola të shënuar dhe vetëm 11 të pësuar. Në javët e ardhshme do të mësohet se cfarë do të ndodhë me trajnerin portugez për të cilin Benfica po këmbëngul për ta rikthyer në stol në sezonin 2020/2021.

Sfidanti.al