John Terry e vijon karrierën te Aston Villa në Divizionin e Dytë

John Terry e ka të vështirë të heqë dorë nga futbolli i luajtur. Pasi deklaroi largimin nga Chelsea, ish kapiteni i bluve nisi kërkimet për një skuadër tjetër dhe e ka gjetur atë. John Terry do të luajë sezonin e ardhshëm në Divizionin e Dytë anglez pikërisht te skuadra e Aston Villës. Sipas medias britanike, tashmë marrëveshja është arritur me 36 vjecarin që do të paguhet me 68 mijë Euro në javë. Kjo lëvizje e cuditshme e Terry u bë në një moment kur në drejtim të tij ekzistonin oferta të tjera nga klube akoma më të rëndësishëm.

sfidanti.al