Jo vetëm Messi, Barcelona merr burofax dhe nga Setien

Mbrëmjen e së martës, Barcelona mori burofaxin më të rëndësishëm të historisë së saj; atë të futbollistit emblemë të skuadrës, Lionel Messi që kërkonte largimin nga katalanasit duke drejtuar klauzolës së kontratës së tij për zgjidhjen e njëanshme të saj.

Por në orët në vazhdim, klubi katalanas mori një tjetër burofax që nuk ka peshën e asaj të kapitenit të skuadrës katalanase, atë të ish trajnerit Quique Setien. Sipas radios SER, Setien në burofaxin e tij i kërkoi Barcelonës që ta njoftonte në mënyrë zyrtare për shkarkimin e tij në mënyrë që  ai të nisë kërkimet për një skuadër të re

Klubi blaugrana iu përgjigj Setien se do të përpiqet të zgjidhë situatë në kohën dhe formën më të leverdisshme. Ajo që është e dukshme se shkalla e shqetësimit në klub që nga mbrëmja poshtëruese e Lisbonës në 14 gusht i ka bërë drejtuesit e Barcelonës të duken shumë keq, rrethana të cilat me kalimin e ditëve duket se po përkeqësohen.

Sfidanti.al