Jo vetëm Bundesliga, Gjermania cakton dhe datat e ndeshjeve të Kupës

Pas kampionatit që do të nisë këtë fundjave, Federata Gjermane e Futbollit ka përcaktuar edhe datat për ndeshjet e mbetura të Kupës së Gjermanisë që janë gjysmëfinalet dhe finalja. Vetë qeveria e futbollit gjerman konfirmoi gjithcka npas përfuindimit të një takimi të drejtuesve të saj.

Ndeshjet e Kupës së Gjermanisë do të luhen në muajin qershor  dhe korrik dhe më konkretisht në 9 dhe 10 qershor do të luhën gjysmëfinalet ndërsa finalja e Kupës së Gjermanisë do të luhet në 9 korrik. Në prill Federata Gjermane e anuloi finalen e Kupës së Gjermanisë që ishte parashikuar të zhvillohej në 23 maj për shkak të shpërthimit të emergjencës coronavirus, ndërkohë që I gjithë sezoni futbollistik qëndroi i pezulluar për 2 muaj.

Sfidanti.al