Jaap Stam në MLS, por foto në komunikatë është e gabuar; ironi në internet

Jaap Stam është zyrtarisht trajneri i ri i FC Cincinnati, klub i Major League Soccer. Por impakti i holandezirt me realitetin e ri nuk ishte ndër më të mirat dhe ish futbollisti i Ajax, Milan e Lazios nuk ka asnjë faj në këtë pikë. Klubi amerikan e njoftoi nënshkrimine  kontratës me holandezin nëpërmjet një postimi në Twitter, por …me foton e gabuar.

Në fakt në grafikën e përgatitur për të komunikatë zyrtare ishte imazhi  Tinus van Teunenbroek. Një gafë e tillë nuk mund të mos kapej nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët nuk ngurruan të ironizonin mirëseardhjen e Jaap Stam në kampionatin amerikan të futbollit me një rrebesh memesh.

Sfidanti.al