Ivan Rakitic largon Interin: Dua të qëndroj te Barcelona

Ivan Rakitic ditët e fundit ka qenë protagonist i zërave të merkatos për një largim të mundshëm të tij nga barcelona për të kaluar të Interi. madje është arritur deri aty sa të theksohet se ajo që mungon është vetëm mitratimi zyrtar i këtij transferimi. E gjithë kjo solli edhe reagimin e mesfushorit kroat që përgënjeshtroi gjithcka nëpërmjet Instagram Story teksa komentoi një artikull të ‘El Mundo Deportivo’ që fliste për këtë cështje.

‘Mos sajoni më lajme, do ta vlerësoja shumë-shkruan Rakitic-jam i përqendruar vetëm te Barcelona dua të qëndroj këtu për shumë vjet dhe të fitoj dopietën. për më tepër, agjenti im quhet Arturo Kanales’. Tani ajo që pritet është takimi mes Rakitic dhe drejtuesve të Barcelonës për rinovimin e kontratës.

sfidanti.al