Isko, je te tabela “exit ” e “Bernabeut”: Ke përballë tre opsione!

Isko pjesën më të madhe të kohës së “El Klasikos” e kaloi në stolin e rezervave, mbasi trajneri Santiago Solari nuk ka shumë besim tek ky futbollist, ndërkohë që të njëjtin mendim duket se ndan edhe presidenti i Realit, Florentino Perez, që për më tepër është i pakënaqur me sjelljen e këtij futbollisti.
Në fakt, kontrata e këtij mesfushori spanjoll ka kohëzgjatje deri më 2022, por, nëse statusi i tij nuk do të ndryshojë, ka shumë mundësi që ai të largohet nga Madridi që në fund të këtij sezoni.
Sipas medias spanjolle, Isko ka përballë vetes tre opsione, më saktë tre klube që interesohen për të dhe janë gati që të paguajë për shërbimet e tij rreth 80 milionë euro: Juventusi, Liverpuli, të cilit i mungon një mesfushor krijues si ai, dhe Mançester Junajtidi.
Sfidanti.al