Intervistë për ‘L’Equipe’; Konte dhe këshillat për raportet intime të futbollistëve të tij

Antonio Konte vendosi të flasë për të përditshmen ‘L’Equipe’ ku foli për karrierën e tij dhe sezonin që po përjeton me Interin në Serinë A ku është në një duel të hapur me Juventusin për titullin kampion

‘Jam një shpirt i lirë dhe jo një sahanlëpirës-tha antonio Konte që si trajner gjithnjë i ka pasur të qarta objektivat e tij-që kur nisa karrierën time si teknik synimi im ishte të drejtoja një klub të madh brenda 3-4 viteve, nëse nuk do ta arrija këtë, do të hiqja dorë. Kështu jam unë dhe do të mbyll karrierën shumë shpejt pasi unë jetoj shumë me profesionin tim. ndonjëherë pyes veten nëse është e drejtë që të qëndroj kaq shumë kohë larg familjes sime’

Në intervistën e tij, Konte zbuloi edhe një nga rekomandimet për futbollistët e tij që kanë të bëjnë me raportet seksuale. ‘gjatë një sezoni, raportet seksuale nuk duhet të jenë të gjata, duhet bërë sforcimi më minimal i mundshëm. Kështu që për lojtarët është që gjatë këtyre marrëdhënieve është më mirë që të qëndrojnë nën partneren e tyre-shpjegoi Antonio Konte

sfidanti.al