Intervista e Mbappe: Frymëzohem nga Ronaldo, jo nga Messi

Kylian Mbappe rrëfehet dhe këtë e bën në një intervistë të gjatë për La Gazzetta Dello Sport me rastin e krijimi të fondacionit të tij. Në këtë intervistë talenti i Paris Saint Germain tregoi të kaluarën, të tashmen dhe foli për objektivat e së ardhmes dhe gjithcka nis me idhullin që ka pasur kur ishte fëmijë.

‘Kur je francez, padyshim rritesh me mitin e Zidane-tha Mbappe-por më pas idhulli tjetër i imi ishte Cristiano Ronaldo. për mua tashmë është vonë që të bëja një karrierë ‘alla Messi’, përndryshe do të kisha qëndruar te Monaco, kështu që, pa i hequr asnjë meritë Messit, duhet të frymëzohem nga karriera e Cristiano Ronaldos’.

Janë këto fjalë që nuk lënë asnjë vend për interpretim dhe zbulojnë një lloj admirimi të Mbappe kundrejt Juventusit.

‘Juventus është një skuadër e fortë dhe këtë e tregojnë finalet e Ligës së Kampioneve të luajtura në sezonet e fundit-vijoi Mbappe-bardhezinjve gjithnjë u ka munguar ai që bën diferencën, por tani e kanë, Cristiano Ronaldon, futbollisti që të jep mundësinë të fitosh gjëra të rëndësishme. Kështu që edhe këtë vit, Juventus mbetet një prej favoriteve për të fituar kompeticionin së bashku me të zakonshmet; barcelona, Real Madrid e Liverpool. Për më tepër, Sarri aplikon një lojë të bukur, kjo edhe falë një grupi të përbërë nga lojtarë të mëdhenj’.

sfidanti.al