International Champions Cup, Real Madrid konfirmon pjesëmarrjen

Real Madrid do të marrë pjesë në edicionin e kësaj vere të International Champions Cup. Klubi merenges konfirmi gjithcka nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen zyrtare të internetit. Në 27 mars do të mësohet kalendari i këtij kompeticioni që është kthyer në një traditë ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen edhe klube të tjerë të rëndësishëm të kontinentit evropian e botëror

Kështu, përpara Realit të Madridit, konfirmuan praninë e tyre në International Champions Cup edhe Totenhemi, Arsenali, Interi, Juventus, Milani, Mancester Junajtid, Bajerni i Mynihut, Atletiko Madrid, Benfika, Rma dhe Civas de Guadalahara.

Këtë vit, Reali i Madridit do të regjistrojë pjesëmarrjen e 7 radhazi në këtë kompeticion të cilin e ka fituar në 2011, 2012, 2013 dhe 2015. Vitin e kaluar, Reali i madridit u rendit në vendin e 6 në ICC pasi humbi 2-1 me Mancester Junajtid, fitoi 3-1 me Juventusin e 2-1 me Romën.

sfidanti.al