Interi “vë kujën” për skemën e Kupës së Italisë: Duam që ta fitojmë!

Të tre klubet e mëdhenj të “Çizmes” patën se për çfarë të ankoheshin nga kalendari i ligës së futbollit. Juventusi e Milani bënë qarje dhe akuza, dhe Interi po ashtu nuk mbeti prapa. Klubi zikaltër ka si synim që të fitojë Kupën e Italisë, trofeu i vetëm që i ka mbetur në lojë (ndryshe nga Juvja që do Serinë A dhe Championsin), por bën me faj kalendarin që mund ta pengojë. Bepe Marotës dhe Antonio Kontes nuk i pëlqen që ky trofe i vetëm të diskutohet në vetëm 4 ditë, që pa nisur Seria A. Kupa e Italisë është titulli i fundit i fituar nga Interi në historinë e tij, madje që në vitin tashmë të largët 2011, një vit pas fitores treshe të Murinjos, veçse nuk do të jetë aspak e lehtë sepse ndeshja e parë gjysmëfinale në “San Siro” ndaj Napolit është humbur 0-1. Do të duhet një mrekulli në “San Paolo” për të kapur të paktën finalen.

Sfidanti.al