Interi pranon ofertën për Ikardin, po ku është “Po-ja” e Vandës

Mauro Ikardi e ka humbur tanimë vendin tek Interi mbas mosmarrëveshjeve të mëdha që ai pati me këtë klub sezonin e kaluar. Në këto kushte, sulmuesi argjentinas do që të largohet, duke synuar që të shkojë sidomos te Juventusi, por krerët e klubit “axur” nuk duan që ai të shkojë të një klub që ëshë një nga rivalët e tij më të mëdhenj.

Ndërkohë, erdhi një ofertë  nga Roma, por ajo “ra në ujë”, sepse Edin Xheko e vazhdoi kotnratën. Në radhë për Ikardin u vu edhe Napoli dhe tani duket se bisedimet kanë avancuar dhe, po t’i besosh “Tuttosportit, klubi napolitan ka pranuar të paguajë 60 milionë euro aq sa ka kërkuar Interi, por tani pritet që të kapërcehet “pengesa më e lartë”, bashkëshortja dhe agjentja e Mauros, Vanda, nëse shuma e lartpëmendur “do t’ia mbushë syrin” asaj.

Sfidanti.al