Inter, tratativa me Dani Alvesh; agjentët e tij pritet të vijnë në Milano

Inter ëndërron të ketë Dani Alvesh në krahun e djathtë të mbrojtjes. është jo një hipotezë që me kalimin e ditëve po merr gjithnjë e më shumë formë me drejtuesit e klubit zikaltër që janë të impenjuar edhe në fronte të tjera të merkatos sic janë tratativat me Mancester Junajtid për sulmuesin Romelu Lukaku.

Mësohet se agjentët e mbrojtësit brazilian pritet të mbërrijnë në Milano për të zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit edhe pse nuk kanë munguar në drejtim të brazilianit që largohet me parametra zero nga Paris Sën Zhermeni.

Pas përfundimit të Copa America, Dani Alves u kërkoi agjentëve të tij të studiojnë të gjitha ofertat në drejtim të tij për të marrë më pas një vendim për etapën e fundit të karrierës së tij të lavdishme. Sipas portalit goal.com, kërkesa e futbollistit është për një kontratë me pagë 7 milionë Euro në sezon pa bonuse një pretendim që vështirë se do të ulet duke parë edhe konkurrencën e Mancester Sitit. Edhe pse është 36 vjec, Dani Alvesh është ende në gjendje që të bëjë diferencën, sic e tregon fakti që ai u shpall edhe lojtari më i mirë i edicionit të Copa America që sapo u mbyll pikërisht me triumfin e përfaqësueses së Brazilit

sfidanti.al