Inter, telashe të tjera, dëmtohet Barella

Antonio Conte humbet Nicolò Barella edhe  për të paktën 2 ndeshje. Mesfushori I Interit që nuk u aktivizua në ndeshjen kundër Bolgnas iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësoure nga ku rezultoi një problem muskular te aduktorët e kofshës së djathtë. Gjendja e tij do të vlerësohet në javën e ardhshme kështu që Barella nuk do të luajë në ndeshjen me Veronën që është të enjten dhe me siguri edhe në atë ndaj Torino e parashikuar të luhet të hënën e ardhshme

Barella do të kërkojë që të rikuperohet për ndeshjen me SPAL e parashikuar për të enjten e 16 korrikut. Me Sensin që nuk është riaftësuar ende, nuk mund të thuhet se mesfusha është në emergjencë duke parë dhe rikthimin e Brozovic, por trajneri I skuadrës zikaltër humbet një alternativë të rëndësishme për rotacionet.

Nicolo Barella në këtë sezon ka munguar edhe në 6 ndeshje të tjera për një dëmtim në gju në përiudhënb nëntor-fillim janari

Sfidanti.al