Inter! Te Barcelona diskutohet e ardhmja e Vidal

Këto ditë mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Arturo vidal. Kjo është ajo që theksohet në Barcelonë, një ditë pas ‘El Clasico’ me Realin e madridit që e pa kilianin në fushë vetëm për një fraksion loje në pjesën e dytë. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, agjenti I mesfushorit, Fernando Felicevic ka në plan një takim me drejtuesit e Barcelonës për të studiuar situatën e Vidal dhe për të kuptuar sesa hapësirë ka në skuadër për kilianin.

Mediat katalanase flasin për një raport të thyer mes Vidal dhe trajnerit Valverdes, sidomos pas pakënaqësisë se futbollistit kur mori vesh se nuk do të ishte titullar në El Clasico

Vidal e di që Antonio Konte te Inter e vlerëson në maksimum dhe Felicevic do të kërkojë të kuptojë se në cilat kushte reale Barcelona është gati të lejojë largimin e Vidal  I cili vlerësohet 20-25 milionë dhe hipoteza për marrjen e lojtarit me huazim pa detyrim blerjeje e formuluar nga zikaltrit, për momentin është refuzuar. Në fakt katalanasit kërkojnë që të arkëtojnë të ardhura ose duke e shiotur përfundimisht dhe menjëherë lojtarin ose duke e dhënë me huazim me detyrim blerjeje në muajin qershor.

Sfidanti.al