Inter në delir për Lukakun, belgu mbërriti në Milano, kreu vizitat mjekësore

Më në fund Romelu Lukaku buzëqesh. Sulmuesi belg mbërriti në Milano në mbrëmjen e së mërkurës dhe në Malpensa nuk ishin të pakët tifozët që pritën idhullin e ri të tyre. Tashmë telenovela është mbyllur me Interin që fitoi derbin e parë të Italisë me Juventusi dhe pritet vetëm komunikimi zyrtar i klubit zikaltër dhe Djajve të Kuq të transferimit të belgut.

Paraditen e kësaj të enjteje, Lukaku shkoi në klinikën Humanitas për kryer vizitat mjekësore dhe më pas është firma në kontratën e me Interin. Kontrata që do të firmosë Romelu Lukaku me zikaltrit është 5 vjecare deri në vitin 2024 me një pagë prej 7.5 milionë Euro në sezon. Ndërkaq, Interi që ishte zgjidhja e parë e Lukakut, derdhi në arkat e Mancester Junajtid 65 milionë Euro+10 milionë Euro të tjerë në formën e bonueseve. kësaj shifre i shtohet edhe 10% e vlerës së rishitjes së futbollistit.

Tani është radha e Antonio Kontes që e kërkoi me ngulm Lukakun për të zëvendësuar Mauro Ikardin i cili tashmë nuk është më në planet e trajnerit italianit. problemi i Interit është mungesa e formës së Lukakut që gjatë kësaj vere nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Mancester Junajtid dhe ditët e fundit qëndroi në Bruksel për t’u stërvitur me Andrelehtin ndërsa priste që të gjendje zgjidhja për të ardhmen e tij

sfidanti.al