Inter mëson cmimin për Sanchez, Man.United kërkon 16 milionë Euro

Manchester United nuk i ul pretendimet për Alexis Sanchez. Sipas asaj që publikohet te ‘Sunday Express’, Djajtë e Kuq i kanë kërkuar klubit zikaltër 16 milionë Euro për blerjen e kartonit të sulmuesit kilian dhe të lejojnë atë që të luajë në Europa League. Kontrata e huazimit të Sanchez ka skaduar dhe sulmuesi këtë javë do të duhet të lërë Milanon për t’u kthyer në Old Trafford pasi gtë dy klubet nuk kanë mundur të gjejnjë një akord për pjesën e mbetur të sezonit.

Sanchez nuk hyn më në planet e Manchester United që gjithsesi nuk ka ndërmend ta largojë atë pa përfituar dicka. Nga ana tjetër, Interit i duhet të gjejë një marrëveshje edhe me vetë futbollistin i cili është i lidhur me Manchester United nga një kontratë me pagë shumë të majme.

Sfidanti.al