Inter, Lautaro largon Barcelonën: Këtu për titullin, rinovimi nuk do jetë problem

Në prag të ndeshjes mes Interit dhe Juventusit, Lautaro Martinez flet hapur për titullin në Serie A. ‘ E dua, punoj për këtë dhe jam këtu për këtë-tha Lautaro-pas shumë vitesh dominim bardhezi këtë vit kampionati është më i ekuilibruar dhe argëtues. Dhe nuk e kam nënvlerësuar Juventusin’.

Argjentinasi i premton besnikëri  Interit. ‘Klubi dhe agjenti po flasin për rinovimin-tha Lautaro-një akord do të gjendet. Unë në Milano ndihem mirë, jam i qetë’.

Lautaro Martinez në intervistën për ‘Sportëeek’ flet për grupin interist, ‘Luftojmë vetëm për një objektiv; fitoren-shtoi argjentinasi-kur t’ia dalim mbanë do të jetë dicka e bukur. Kemi pasur një fazë të përshtatjes për ardhjen e të rinjve dhe tani jemi aty ku donim të ishim. Tani duhet të punojmë që të jemi më shumë skuadër’.

Mes shokëve të tij të skuadrës Lautaro Martinez vecon Lukakun. ‘Me të ndihem mirë në fushën e lojës dhe jashtë saj-tha sulmuesi-është shumë modest. Ka një histori të ngjashme me të timen, vijmë nga hici dhe e kuptojmë njëri-tjetrin’.

Për trajnerin Conte Lautaro ka vetëm komplimenta. ‘Është një trajner kërkues-tha Lautaro-punon për të të përmirësuar, sic ndodhi me mua. Për mua ishte thelbësore ardhja e tij’.

Ai që nuk erdhi te Interi ishte Messi, emri I të cilit prej javësh u lidh me atë të Interit. ‘Gjatë atyre ditëve edhe unë ëndërrova-tha Martinez-në kombetare kam fatin të luaj me të dhe është fantastik’.

Sfidanti.al