Inter, kujdes! Edhe Manchester United kërkon Skriniar

Milan Skriniar është në shënjestrën e klubeve të mëdha evropiane. Pas Manchester City, Real Madrid e Barcelonës, edhe Manchester United I bashkohet garës për qendërmbrojtësin e Interit. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, Djajtë e Kuq janë gati të bëjnë një ofertë pasi klubi zikaltër të shfaqë disponibilitetin e tij për të lejuar futbollistin sllovak të largohet në merkaton e verës

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Ole Gunnar Solskjaer, trajneri I Manchester United, e ka përcaktuar Skriniar si partnerin ideal të Harry Maguire në qendër të mbrojtjes së skuadrës së tij dhe për këtë arsye klubi anglez ka bërë sondazhet e tij dhe është gati të ofrojë për sllovakun 45 milionë Euro si dhe bonuse të tjera të mundshme, një shifër e rëndësishme kjo duke marrë parasysh momentin që po përjeton futbolli botëror, por është ende larg nga ajo që kërkojnë Zhang dhe Marotta.

Drejtuesit zikaltër në fakt duan që ta mbajnë 25 vjecarin në Milano edhe në sezonin e ardhshëm, por nëse do të marrin një ofertë bindëse do të marrin në konsideratë largimin e futbollistit nga Appiano Gentile. Kush dëshiron Skriniarin duhet të paguajë dhe kërkesa e Interit është 60 milionë Euro dhe sipas ‘Mirror’ dueli tani është mes Manchester United dhe Realit të Madridit.

Sfidanti.al