Inter, klauzola e Lautaros drejt skadencës, Barcelona heq dorë?

Po afron 7 korriku data kur skadon klauzola e zgjidhjes së kontratës së Lautaro martinez me Interin, por barcelona ka rënë në heshtje të plotë gjë që do të thotë se klubi katalanas nuk ka ndërmend të paguajë shifrën prej 111 milionë Eurosh për sulmuesin argjentinas që parashikohej në këtë klauzolë të tij. Por më shumë se vullneti, barcelona në këtë pikë pengohet nga gjendja financiare që mesa duket nuk e ka.

Nga Katalonja, gjithsesi këmbëngulin në atë që thonë se kjo gjë gjithsesi nuk i ndryshon planet e Barcelonës për të marrë Lautaron pasi do të tentojë ta blejë atë në muajin gusht dhe se i takon Interit të ulë pretendimet dhe të pranojë një ofertë jo më të lartë se 70 milionë Euro së bashku me kartonin e Junior Firpos.

Por në Itali publikohen të tjera informacione teksa theksohet se Interi nuk ka asnjë interes për Junior Firpon teksa klubi zikaltër në të vërtetë ka hedhur sytë nga Chelsea për Emerson, ndërkohë që po punohet edhe për Alabën. për më tepër, Interi nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje nga kartoni i një futbollisti që vazhdon të jetë në qendër të projektit të tij. Nga ana tjetër edhe vetë Martinez nuk rezulton se ka informuar drejtuesit e klubit për dëshirën e tij që të largohet nga Italia.

sfidanti.al