Inter hidhet në kundërsulm; kërkon Arthur nga Barcelona për Lautaro Martinez

Interi kundërsulmon Barcelonën që këmbëngul për Lautaro Martinez. Zikaltrit në fakt duket se kanë ndryshuar shënjestër përsa I përket ‘shoppingut’ në radhët e klubit katalanas teksa tani kërkon Arthur dhe jo kilianin Vidal. Që do të thotë se nëse Barcelona e do Lautaron  ose duhet të ofrojë të gjithë vlerën e klauzolës prej 111 milionë euro të argjentinasit ose të përfshijë edhe futbollistë të tjerë në tratativa.

Vidal vazhdon të pëlqehet, por për shkak të moshës së tij, nuk shihet si elementi I duhur për t’u përfshirë në tratativa nga zikaltrit, ndërkohë që ndryshojnë historitë për brazilianin Arthur me 23 vjecarin që ka me barcelonën një kontratë deri në vitin 2024 dhe që vlerësohet jo më pak se 70 milionë Euro.

Arthur këtë vit ka qenë I penalizuar nga dëmtimet, por askush nuk ka dyshime për vlerat e tij as Conte që e pëlqen, e as Barcelona që e konsideron të paprekshëm. Pikërisht për këtë arsye sipas të përditshmes ‘Sport’ presidenti Bartomeu ka vendosur veton e tij duke mos lejuar largimin e tij. Kështu kampionëve të Spanjës  për të tentuar blerjen e Martinez do të duhet të paguajë klauzolen e plotë të futbollistit, dicka jo e lehtë për t’u bërë në këto kohë edhe për një klub si Barcelona, por edhe të dijë të fitojë Lautaro Martinez I cili deri tani nuk ka shfaqur as shenjën më të vogël të dëshirës për të kaluar te skuadra blaugrana.

Sfidanti.al