Inter dhe ardhja e Eriksen, Marotta: Lojtar i mirë, shpresoj të mbyllet shpejt

Christian Eriksen do të vijë shumë shpejt në Milano. Beppe Marotta e konfirmoi këtë, sigurisht sipas mënyrës së tij. ‘E dini të gjithë që prej kohësh kemi nisur bisedimet me tottenhamin për Eriksen të cilit i skadon kontrata në 30 qershor-tha Marotta-jam optimist dhe shpresoj që gjithcka të mbyllet sa më shpejt, pasi merkatoja e transferimeve është e hapur deri të premten. Do të vijë një futbollist i mirë’

Ardhja e Eriksen mund të largojë Vecinon nga Interi: ‘përsa u përket dinamikave të këtij sesioni të merkatos do të bëjmë vlerësimet brenda klubit-vijoi Marota-në fund konkluzionet janë identike për të gjithë’

Më pas Marotta komentoi edhe deklaratat e Ciontes që foli për një merkato të lidhur me largimet e futbollistëve. ‘Conte ka bërë deklarata realiste që për ne janë pjesë e një dinamike komunikuese të një trajneri të aftë dhe të përgatitur-tha Marotta-me siguri në ekip kanë ardhur profesionistë të rëndësishëm, duhet t’u japim kohë për t’u ambientuar dhe në këtë pikë është trajneri ai që punon’.

sfidanti.al