Inter, dëgjoje pak Gabigolin: Ishte periudhë e bukur. Nuk besoj se do kthehem në Itali.

Fondi që Interi kërkon të krijojë për të hyrë në merkaton e transferimeve të muajit janar, ka si burim kryesor kartonin e Gabriel Barbozës ‘Gabigol’. Por braziliani që është dhënë nga Interi në formë huazimi, duket se nuk do të kthehet të veshë fanelën zikaltër dhe kjo kuptohet nga intervista e dhënë pas fitores së Flamengos ndaj Al Hilalit në gjysmëfinale të Botërorit të klubeve në Katar.

Në këtë sezon Gabigol ka shënuar 34 gola në 41 ndeshje duke bindur drejtuesit e Flamengos që kanë shfaqur gatishmërinë për blerjen e kartonit të sulmuesit që kap vlerën e 20-25 milionë Euro.

‘Besoj se nuk do të kthehem në Itali-u shpreh Gabigol-kam respekt për Interin sepse kam një kontratë me këtë skuadër deri në 2022, por unë nuk kam pasur kontakte të shpeshta me drejtuesit e tij. Të shohim se cfarë do të ndodhë në janar, do të diskutohet për këtë pas finales. Te Interi nuk kam pasur shumë mundësi, kam luajtur vetëm pak minuta, por periudha te zikaltrit ishte e rëndësishme për karrierën time sepse isha pjesë e një skuadre të madhe ku kam mësuar shumë nga shokët e skuadrës që do t’I kem gjithnjë në zemër’

Sfidanti.al