Inter, Celsi hidhet në sulm për Gabigol, Zhirud përfshihet në tratativa?

Celsi e ka marrë seriozisht cështjen e blerjes së mundshme të Gabriel Barbosas ‘Gabigol’. Braziliani e ka mbyllur kontratën e huazimit me Flamengon dhe Interi po kërkon skuadrën e duhur për të dhe ku të shesë përfundimisht kartonin e tij. Sipas të përditshmes ‘Daily Express’, një prej skuadrave që ka shfaqur dëshirën për të pasur Gabigolin në skuadër është pikërisht ajo e drejtuar nga Frenk Lampard.

Mësohet se në tratativat me Interin, Blutë e Londrës mund të përfshijnë edhe Olivier Zhirud që prej kohësh kërkohet nga trajneri Konte dhe që do të ndihmojë në uljen e pretendimeve të zikaltërve për vlerën e Gabigolit

Sulmuesi 33 vjecari francez konsiderohet si njeriu I duhur për të rritur eksperiencën në repartin e sulmit  dhe për të bërë ndërrimet e nevojshme me Lukakun e Lautaro Martinez. Në këtë sezon, Zhirud është aktivizuar në 5 ndeshje në Premier League me Celsin dhe tani e sheh veten jashtë projektit të klubit  kështu që interesi I Bluve për Gabigolin mund të jetë rasti I duhur për të tentuar sjelljen e Zhirud në Milano. Por braziliani monitorohet edhe nga Uest Hemi, ndërkohë që Flamengo duket se është tërhequr nga gara për shkak të pretendimeve financiare të futbollistit.

Sfidanti.al