Inter, Brozovic; natë e trazuar në Ndihmën e Shpejtë, ndërhyjnë karabinierët

Marcelo Brozovic përjetoi një natë të trazuar teksa u përfshi në një situatë të tensionuar në sallën e Ndihmës së Shpejtë ku pretendoi se kishte dërguar  për të vizituar një mik që ishte plagosur lehtë në këmbë, një kroat 42 vjecar, përpara personave të tjerë që ishin të pranishëm dhe në një gjendje më të rëndë. Në fund për të rikthyer  qetësinë, u desh ndërhyrja e karabinierëve.

Mesfushori zikaltër që rreth 15 ditë më parë pa që t’I hiqej patenta e makinës, u shfaq tepër energjik në protestat e tij, aq sa punonjësit e shëndetësusë në ndihmën e shpejtë në spitalin San Carlo thirrën karabinierët. Me ardhjen e këtyre të fundit, Brozovic vijoi me sjelljen e tij armiqësore deri në momentin kur karabinierët I thanë se sjellja e tij po arrinte kufirin e një veprimi penal. Më pas ai kërkoi falje të gjithëve, edhe mjekëve.

Sfidanti.al