Inter apo Juventus? As njëra e as tjetra, Lukaku zgjedh…Lakers

Duket se Romelu Lukaku do të vijojë karrierën te Los Angeles Lakers e nuk do të shkojë as te Juventus e as te Interi. Në fakt e gjithë kjo është një shaka e bërë nga sulmuesi belg në rrjetet sociale teksa postoi një foto të tij ku ai kishte veshur fanelën me nr.34 të Shakil O’Nil kur ishte pjesë e skuadrës kaliforniane të NBA, LA Lakers.

Kjo e fundit nuk e la rastin t’i shpëtojë dhe komentoi në foton e futbollistit: ‘Fakt i kryer, e konfirmon?. E menjëhershme ishte përgjigjja e Romelu Lukakut që tha: ‘Jam gati të marr pasimet e Lebron Xhejms në kundërsulm edhe pse disa thonë që jam i ngadaltë’.

Kjo fjali e fundit ishte një thumb drejtuar atyre mediave që e kanë përkufizuar futbollistin si jo shumë të shpejtë.

sfidanti.al