Inter apo Barcelona? Lautaro për momentin mendon për Bahia Blanca

Lautaro Martinez është shndërruar në protagonistin e medias katalanase për një kalim të mundshëm të tij te Barcelona. Dëshira e klubit blaugrana për ta vënë atë përkrah Messit është e madhe, por tek Interi askush nuk shqetësohet dhe nuk jep asnjë shenjë për lëvizjet e ardhshme me sulmuesin argjentinas. Pozicioni është I qartë; respektohet kontrata deri në vitin 2023, dëshira për ta rinovuar është qartë që tregon vullnetin e klubit zikaltër për të mos u privuar nga shërbimi I Lautaro Martinez, por nëse Martinez vendos të largohet atëherë është për t’u paguar prej 111 milionë Eurosh.

Dhe ndërsa në media flitet për të ardhmen e Lautaro Martinez, ky I fundit qëndron në heshtje dhe stërvitet në izolimin e detyruar në shoqërinë e të dashurës së tij, Agustina, ndërkohë që mendimet në këtë moment shkojnë për vendlindjen e tij në Argjentinë e më konkretisht në Bahia Blanca ku bëri një donacion në luftën kundër coronavirusit

Ishte një donacion për spitalet e qytetit dhe që u publikua nga kryetari I Bashkisë së Bahia Blanca, Hector Garay. ‘Falenderoj, Lautaron, të dashurën dhe familjen e tij-tha Garay-morëm në dorëzim pjesën e parë të ndihmës për personelin mjekësor; 3350 litra alkool, 100 mijë doreza, 5 mijë këmisha dhe po aq kapucë. Dimë që një pjesë tjetër ndihme për qytetin e Mendozës’.

Pra për momentin merkatoja mund të presë, pasi Lautaro Martinez ka të tjera prioritete.

Sfidanti.al