Iniesta pranë vendimit, një lojë me  dy opsione: Kina ose Japonia

Maestro Andres Iniesta, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Barcelona, bluzën e së cilës ai e ka mbajtur veshur që nga viti 1996, duke arritur hap pas hapi, mbas një punë të mundimshme e këmbëngulëse, në nivelin shumë të lartë, ku ai ndodhet sot, dhe duke i siguruar vetes statusin e një legjende të vërtetë. Sidoqoftë, çdo fillim e ka edhe një fund dhe Iniesta ka vendosur që të largohet nga Barcelona, megjithëse ai nënshkroi me këtë klub një “marrëveshje të përjetshme”. Gjatë kohëve të fundit, ka pasur shumë spekulime se destinacioni i tij i ardhshëm është Kina ose Japonia.

“Mua do të më duhet që të marr vendimin final që është shumë i rëndësishëm. Kam para dy skenare: një në Kinë dhe tjetri në Japoni. Do të më duhet që t’i vendosë në peshore dhe të shoh se nga do të anojë njëra anë, sidoqoftë, unë do të vendos për më të mirën të mundshme”, vuri në dukje kapiteni i Barcelonës.

Sfidanti.al