Infantino: Rusinë nuk e ka pushtuar askush, tani atë do ta pushtojë… futbolli!

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, në fjalën e tij të hapjes në Kongresin e 68-të të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) në Moskë, midis të tjerave, deklaroi se futbolli shumë shpejt do të pushtojë jo vetëm Rusinë, por edhe të gjithë botën.

“Rusia është një vend i mrekullueshëm dhe këtë vend askush kurrë nuk ka arritur që ta pushtojë, por këtë, shumë shpejt, do të arrijë që ta bëjë futbolli dhe, duke filluar nga stadiumi ‘Lluzhnjiki’, futbolli do të pushtojë të gjithë botën”, deklaroi Infantino, duke shtuar se kushtet që ka krijuar Rusia me rastin e Botërorit të tanishëm janë të shkëlqyer dhe se futbollistët mund të tregojnë futbollin e tyre më të mirë. “Moska, ndoshta, është larg nga vendi ynë, por ajo është shumë e bukur”, tha presidenti i FIFA-s.

Kongresi i FIFA-s mbahet në prag të Botërorit dhe në të do të zgjidhet edhe vendi ose vendet mikpritës të kampionatit botëror të vitit 2026.

Sfidanti.al